Nga pjesmarresit ne serialin Dekalogu Kuq e Zi do te jene grupi humoristik Stupcat.
Per me shume informata mbi serialin klikoni ketu.
Stupcat jane nje grup humoristik qe debutoi ne vitin 2002 Radio
Televizonin e Kosoves shkurt RTK e me vone ne KTV ne fillim Grupi
"STUPCAT" perbehej prej Osman AZEMI, Vedat BAJRAMI, Blerim QERIQI,
Agron SOKOLI dhe Feim ADEMI. Per shkak te obligimeve te 3 pjesetareve
(Blerimit, Agronit dhe Feimit) ne grup mbeten vetem Vedat Bajrami dhe Osman
Azemi por me vone ketij grupi ne vitin 2004 i u bashkangjit Mensur Safqiu, dhe
po ne kete vite ata realizuan hitin humoristik te tyre "KULSHEDRA"
dhe me pastaj shume e shume Hite te tjera.
Po ashtu Osman Azemi dhe Vedat Bajrami kane pasur rastin te dalin edhe
para publikut shqiptar ne Tirane duke marre pjese ne Show-in
"Portokallia" ku u mirepriten nga i gjithe publiku. Dhe permes
"Portokallise" dhe Top Chanel paten mundesine te dalin para 15 milion
Shqipetareve (Abonuesve te DIGITALB)
Stupcat arriten Kulminacionin e Fames kur ne vitin 2010 hyne si garues ne
Reality Showin e Famshem "V.I.P Shpija e Kosoves" ku qendruan 1 muaj
dhe me batutat dhe skeqet e tyre argetuan mbare popullin dhe publikun Shqiptar.
Dhe qe nga aty ky grup Humoristik fillo te njihet edhe me emrin e ri Thuprrat.

No comments:
Post a Comment